Zyrtarët e ekipeve në fushë dhe policia në dyert e stadiumit, momentet e tensionit në Tirana-Kastrioti

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 18:58 | Futboll

Tirana fitoi ndaj Kastriotit 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, falë një goli të Erion Hoxhallarit, në minutën e 78′.

Por, ishte pikërisht ky gol që solli tension të jashtëzakonshëm në fushën e lojës. Drejtuesit e Kastriotit hynë në fushë, duke pretenduar se bardheblutë duhej të ndalnin lojën, kur një lojtar i ekipit krutan ishte i shtrirë në fushë.

Policia mbërriti në dyert e stadiumit, ndërkohë që u deshën shumë minuta që të qetësohej situata dhe të vijonte loja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos