Klubet “rebele” të Super League i përgjigjen UEFA-s: Presione të patolerueshme, gati të diskutojmë por ju refuzoni

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 13:13 | Futboll
Klubet “rebele” të Super League i përgjigjen UEFA-s:

Beteja midis UEFA dhe klubet rebele të Superligës nuk ka përfunduar. Pas nënshkrimit të 9 prej 12 klubeve historikë europiane që përbënin krijesën e dështuar, të një marrëveshje me UEFA që parashikon edhe një dëmshpërblim për organizmin europian të futbollit, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid iu përgjigjën sot Ceferin me një deklaratë të përbashkët.

Tre skuadrat prestigjioze, që dje u paralajmëruan deri në 2 sezone pa pjesëmarrje në kupat europiane, e cilësuan vendimin e UEFA si “presione të patolerueshme, vijojmë të marrim kërcenim edhe ofendime në mënyrë që të tërhiqemi nga projekti. Kjo është e patolerueshme nga ligji që i ka urdhëruar FIFA dhe UEFA të mos vijojnë më tutje, në pengimin e kësaj sipërmarrje”.

https://twitter.com/juventusfc/status/1390950980922093570

Por tre ekipet shtuan edhe që ”jemi të vetëdijshëm që reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe se jemi të gatshëm të mendojmë sërish qasjen e propozuar, por do të ishte e papërgjegjshme nga ana jonë sikur të braktisnim projektin që i jep përgjigje mundësisë se qëndrueshmërisë së sistemit futboll.  

Ekipet “thumbuan” edhe ekipet që i braktisën nga presioni i UEFA.

“Na vjen keq që klubet mike dhe themeluese të Super League gjenden tani në një pozitë jo koherente, duke nënshkruar marrëveshje me UEFA ditën e djeshme, por për të respektuar historinë tonë dhe të ardhmen e futbollit, ne duhet të vijojmë në arritjen e objektivave tona.

Kemi thënë se Super League do të jetë operative kur të jetë e njohur nga FIFA de UEFA, por deri më tani ato refuzojnë dialogun”, shkruhet në komunikatën që nuk duket se i jep zgjidhje ngërçit më të madh në dekada të futbollit europian. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/07/super-liga-uefa-ben-paqe-me-9-klubet-e-penduar-dhe-kercenon-realin-barcen-dhe-juven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos