Barca “hakmerret” me Sevijën, Messi i shënon golin e 38-të në 42 ndeshje

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 19:38 | Futboll
Barca “hakmerret” me Sevijën, Messi i shënon golin e

Në një javë të rëndësishme sfidash në La Liga, Barcelona rikthen ambiciet e saj për fitore duke mundur Sevijën në transfertë me rezultatin 0-2.

Një sfidë  e vështirë, që shihte Sevijën fituese të 6 ndeshjeve radhazi, por që blaugranat dominuan me një performancë të bindshme.

Në minutën e 29-të, Barca kalon në avantazh me Dembele, falë një kundërsulmi të bukur, ndërkohë që Sevija protestoi gjatë për disa faulle të Leo Messit, të pandëshkuara nga arbitri.

Në pjesën e dytë Barca ka raste të mira për të shënuar, që konkretizohen me pasimin e 17-vjeçarit Moriba për idhullin e tij Messi, që shënon në të  86-ën golin e tij të 19 në kampionat, të 38-in në 42 ndeshje ndaj Sevijës, dhe ngjit Barcën në vend të dytë, dy pikë pas Atletico.

Te mërkurën dy ekipet do ndeshen sërish në Kopa del Rey, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, ku në ndeshjen e parë Sevija ka mposhtur për katalanasit pikërisht 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos