Barça-Napoli, duel Champions-i në Europa League

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 09:42 | Futboll
Barça-Napoli, duel Champions-i në Europa League

Kjo e enjte sjell në fushën e blertë dy gjigantë të futbollit europian, si Barcelona dhe Napoli, që do të matin forcat në “Camp Nou” në një supersfidë që ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe do të vlejë për Europa League dhe jo për Champions.

Në prag të sfidës, tekniku spanjoll Xavi Hernandez ka qëndruar me këmbë në tokë, duke u shprehur se ekipi i tij nuk është favorit dhe se Napoli do të vlerësohet maksimalisht.

Nga ana tjetër, duel i bukur dhe shumë i fortë në letër është dhe ai mes Portos dhe Lazios, ndërsa Atalanta e Gjimshitit pret në shtëpi Olimpiakosin.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/16/interi-reziston-75-minuta-ndaj-liverpool-bayern-befasohet-ne-austri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos