All - Paragraf - 1
Krijuesi i faqes së internetit “Rojadirecta”, që transmeton “online” ndeshje futbolli të të gjitha kampionateve, është dënuar me 2 vite burg dhe 500 000 euro gjobë, për pirateri.
Miguel T.G. ka pranuar shkeljen e ligjit përsa i përket pronës intelektuale, të kryer përmes “Rojadirecta” dhe 4 faqeve të tjera interneti, që ofronin linqe për të parë evente sportive falas.
All - Paragraf - 3
Këto faqe interneti kanë qenë aktive nga viti 2013 deri në vitin 2018. Përdoruesit në të gjithë botën mund t’i shikonin falas ndeshjet, ndërsa krijuesi i faqes fitonte miliona falë reklamave në faqen e tij. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2