Barcelona i jep fund telenovelës Griezmann

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 22:24 | Futboll
Barcelona i jep fund telenovelës Griezmann

Nuk ka më dyshime, francezi Antoine Griezmann do të luajë vitin e ardhshëm për ekipin e Barcelonës.

Sipas gazetës “L’Equipe” ekipi katalanas i ka paguar klauzolën 120 milionë euro Atletikos së Madridit për të marrë shërbimet e sulmuesit. Mes të tjerash, gazeta shkruan se Griezmann do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me skuadrën e Barcelonës.

Çështja Griezmann shkaktoi përplasje të forta mes dy klubeve në ditët e fundit, me Atletikon e Madridit që akuzonte Barcelonën se kishte pasur kontakte me sulmuesin francez gjatë kampionatit të fundit, në një kohë kur gara për titullin kampion në Spanjë ishte ende e hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos