Barcelona luan shansin e fundit përballë Bayern në Champions

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 16:45 | Futboll
Barcelona luan shansin e fundit përballë Bayern në Champions

Kjo e mërkurë mbyll zyrtarisht fazën e grupeve në Champions League me tjera skuadra që presin një biletë për në turin e 1/8.

E gjithë vëmendja është te supersfida, Bayern-Barcelona, ku katalansit luajnë shanset e fundit nëse duan të kualifikohen më tej. Gjermanët e kanë siguruar kalimin pasi udhëheqin grupin me pikë të plota, ndërsa lufta mbetet e hapur mes Barcelonës dhe Benfica-s.

Skuadra e Xavi-t e ka detyrim fitoren nëse kërkon të kualifikohet pasi rivali direkt për vendin e dytë, Benfica, përballet me Dinamo Kiev-in e vendit të fundit. Aktualisht, katalansit janë në kuotën e 8 pikëve, 2 më shumë se portugezët e vendit të tretë. Llogaritë janë të hapura dhe në grupin G, ku tre skuadra luftojnë për tu kualifikuar dhe diferenca mes tyre është vetëm një pikë.

Kryesuesit e Lilë përballen me Wolfsburg e vendit të fundit, ndërsa Salzburg pret Sevilla-n në shtëpi. Në grupin F, Atalanta dhe Villarreal do të kenë një përballje direkte për kualifikimin më tej.

Bergamaskët kanë detyrim vetëm fitoren ndërsa situatë më favorizuese është për spanjollët që do të firmosnin dhe për një barazim. Nga ana tjetër, Manchester United që e ka siguruar kalimin më tej do të luajë përballë ndaj zviceranëve të Young Boys.

Në grupin H, gjithçka është mbyllur. Chelsea dhe Juventus dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin më tej që dy ndeshje më parë do të përballen këtë mbrëmje thjesht për formalitet. Anglezët udhëtojnë në Rusi ndaj Zenit, ndërsa italianët presin Malmon në shtëpi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos