
Barcelona bën një tjetër hap fals brenda pak ditësh. Pasi humbi 3-0 ndaj Bayern Munchen në “Camp Nou”, katalanasit nuk shkuan dot më shumë sesa një barazim 1-1 ndaj Granadës, në po të njëjtin stadium.
Ekipi i Ronald Koeman kaloi në disavantazh që në minutën e dytë të ndeshjes dhe barazimi erdhi vetëm në minutën e 90, me anë të mbrojtësit Araujo.
Ndeshja e sotme tregoi se Barcelona nuk tremb më askënd. Në formacionin titullar kishte vetëm 5 titullarë: Ter Stegen, Eric García, Busquets, De Jong dhe Memphis. Të tjerët ishin lojtarë që sapo janë kthyer nga dëmtime të gjata (Coutinho) ose lojtarë të ekipit B, si Balde apo Demir.
Aktualisht, Barcelona renditet në vendin e shtatë të kampionatit spanjoll, 5 pikë më pak sesa Real Madrid kryesues, por me një ndeshje më pak të luajtur. (A2 Televizion)