
Barcelona do të luajë në El Clasico me një fanellë speciale, për të nderuar Vitin e Ri kinez.
Ndeshjet me Realin e Madridit nuk ngjasojnë me të tjerat, por, për tifozët kinezë të katalanasve kjo e sotmja do të jetë edhe më speciale.
Gjigandët spanjollë vendosën ti bashkohen iniciativave për Vitin e Ri kinez, me një fanellë, ku përveç shkrimit klasik, emrat e futbollistëve do të jenë edhe në gjuhën kineze.
Diçka të tillë e kishte bërë Interi gjatë fundjavës që lamë pas, në ndeshjen e kampionatit kundër Bolonjës. (A2 Televizion)