
Barcelona mbetet në krizë që pas disfatës në Champions League kundër Bajernit të Mynihut. Klubi spanjoll barazoi për të dytën ndeshje me radhë në La Liga, ndërsa kreu largohet gjithmonë e më shumë.
Skuadra e Koeman nuk mundi të shënojë përballë Cadiz, një prej skuadrave që lufton për mbijetesë, me këta të fundit që e mbrojtën portën e tyre deri në fund, duke marrë një pikë të çmuar përballë katalanasve.
Me 9 pikë në 5 ndeshje, Barcelona pozicionohet në vendin e 7, por duhet të luajë edhe një takim të prapambetur. (A2 Televizion)