Bardhi: Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 20:09 | Politikë
Bardhi: Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se Komisioni i Venecias “vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese”.

“Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë”, thekson Bardhi.

“Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/19/emerimet-ne-gjykaten-kushtetuese-venecia-i-jep-te-drejte-presidentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos