Paketa antishpifje, Rama reagon pas opinionit të Komisionit të Venecias

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 16:37 | Politikë
Paketa antishpifje, Rama reagon pas opinionit të Komisionit të

Kryeministri Rama i quajti “opinione të vyera” ato që rekomandimet e Komisionit të Venecias për paketën anti-shpifje. Pas publikimit të opinionit, ku thuhej se amendamentet e propozuara nga qeveria nuk ishin të gatshme për t’u vënë në zbatim në formën ekzistuese, Rama tha se sugjerimet do të pasqurohen në projektligjin e ri.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi "Antishpifjen"!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t'u mbrojtur nga Shpifja ,si dhe detyrimin e çdo portali për t'u identifikuar si subjekt i ligjit”, shkroi Rama në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos