Presidenti Meta u pyet gjatë konferencës për shtyp nga gazetarja e A2, Klementina Cenkollari në lidhje me deklaratat e kryeministrit se marrëveshja zgjedhore u bë për të rifutur opozitën e bashkuar edhe njëherë në sistem, duke vënë në dyshim vërtetësinë e Kodit të ri Zgjedhor.
Meta deklaroi se deklarata të tilla thjesh i kujtojnë ish-presidentin komunist Ramiz Alia.
“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të kem pak nostalgjia për ish-presidentin komunist Ramiz Alia, i cili i shtyu zgjedhjet në 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi presidenti. (A2 Televizion)