Kryeopozitari Lulzim Basha u prit pasditen e kësaj të premteje në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë, ku mësohet se ecuria e marrëveshjes për reformën zgjedhore ishte në fokus të këtij takimi. Basha nuk preferoi të prononcohej për mediat, pas takimit me zyrtarët e lartë amerikanë.
Në 5 qershor, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, theksoi se ishte arritur progres për marrëveshjen, duke i lënë më tepër përgjegjësi Bashës, ndërsa kryeministri Rama theksoi në Parlament se marrëveshja është në fije të perit dhe opozita duhet të reflektojë.
Ndërkaq, Këshilli Politik, i përbërë nga përfaqësues të PS-së, PD-së dhe LSI-së, ende nuk kanë arritur të firmosin një marrëveshje, ndërsa pikat që po diskutohen janë anëtarët e KQZ-së, identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe disa çështje të tjera teknike. (A2 Televizion)