Bardhi: Mazhoranca, organizatë mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Kushtetueses

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 18:32 | Politikë
Bardhi: Mazhoranca, organizatë mafioze për të asgjësuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, reagoi pas konferencës së Presidencës ku u dhanë detaje me pretendimet se mazhoranca ka shkelur kushtetutën.

Tashmë, shkruan Gazmend Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, janë të provuar me dokumente zyrtarë se mazhoranca është pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje.

“Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumente zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutës Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentet e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend”, mbyllet reagimi i Bardhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos