Gjendet i pajetë ndihmës-anestezisti në një spital në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 10:16 | Kronikë
Gjendet i pajetë ndihmës-anestezisti në një spital në

Një ndihmës-anestezist është gjetur i pajetë, mëngjesin e së hënës, në ambientet e një spitali privat në Tiranë.

“Më datë 21.09.2020, rreth orës  08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga të dhënat e para, sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale. Megjithatë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos