Barrikadat në veri të Kosovës, pika kufitare "Dheu i Bardhë" më e ngarkuara

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 09:32 | Kosova
Barrikadat në veri të Kosovës, pika kufitare "Dheu i

Pika kufitare "Dheu i Bardhë" në lindje të Kosovës mbetet edhe sot më e ngarkuara, ku koha për të hyrë është rreth 10-20 minuta dhe për të dalë 5-10 minuta, sipas raportimeve nga Kosova.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kjo pikë po shërben si rrugë alternative edhe për të gjithë shtetasit e Kosovës që futen në vend, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët të martën vendosën barrikada në anën e Serbisë. Përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë të ndihmuar nga grupet ekstremiste me mbështetjen e Beogradit kanë vendosur disa barrikada në veri të Kosovës. Vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës. Por pas lirimit të tij, të mërkurën u paralajmërua se këto të fundit do të largohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos