Basha akuza Ramës: Keni shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 08:56 | Politikë
Basha akuza Ramës: Keni shpërdoruar 1.2 miliardë euro të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur ditën me një videomesazh, ku ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë Rama.

Sipas Bashës, qeveria Rama ka rritur taksat dhe borxhin publik, si dhe ka shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.

“Ju keni hequr shumë në fakt, aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik.

Keni shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë!”, dëgjohet në video. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos