“Absolut 4”: BE, zgjedhjet dhe Integrimi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 23:11 | Politikë
“Absolut 4”: BE, zgjedhjet dhe Integrimi

Si i shohin ekspertët mesazhet e komisioneres Johansson në Shqipëri?

Mesazhet e komisioneres së Punëve të Brendshme në Bashkimit Evropian, Ylva Johansson janë diskutuar në studion e emisionit Absolut 4 në A2 CNN. Alba Çela nga Instituti për Studime ndërkombëtare u shpreh se rruga ndërmjet integrimit ka kaluar përmes kushteve. Sipas saj mesazhet e komisioneres për respektimin e ligjit, azilkërkuesit dhe zgjedhjet janë çështjet më vendimtare.

“Rruga ndërmjet integrimit ka kaluar përmes kushteve. Disa kushte janë plotësuar, por duhet kuptuar. Ka një masë kritike të arritjeve që vlerësohet nëse një kusht është përmbushur apo jo. Mesazhet që u përcollën janë në kornizën e respektimit të ligjit, numri i azilkërkuesve mbetet një nga çështjet më sensitive në BE dhe zgjedhjet janë një pikë vendimtare. Nuk mund të pretendojmë ne që nëse procesi i zgjedhjeve nuk përmbush standardet mund të thueht që 5 kushtet janë përmbushur. Të gjithë ndërkombëtarët përsërisin standardet e zgjedhjeve për zhvillimin demokratik të vendit”.

I çuditur Gjergji Vurmo e konsideron konferencën e përbashkët për shtyp të komisioneres Ylva Johansson me kryenegociatorin Mazi si një ngërç, pasi ishte planifikuar me kryeministri Rama. Sipas tij kjo interpretohet me faktin që Ramës nuk i kanë pëlqyer mesazhet e komisioneres gjatë vizitës së në Shqipëri.

“Ka një lloj ngërçi ishte planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp me Ramës dhe komisioneren e BE. Çudia ishte që doli zoti Mazi, një kryenegociator që nuk ende nuk ka filluar punë. Një konferencë për shtyp në Kryeministri duhet të jetë kryeministri ose zëvendësi i tij.

Mesazhi që dikush duhet të interpretonte ishte që mbase nuk i pëlqyen mesazhet e komisioneres në Shqipëri. Janë mesazhe që drejtojnë gishtin te ato fusha që duhet të kishe vepruar më mirë”. (Lajmi i plotë)

Çela-Gjipali: Aktorët politikë nuk duhet ta konceptojnë integrimin si lojën politike të radhës

Aktorët politikë nuk duhet ta konceptojnë integrimin si lojën politike të radhës, por të dyfishojnë përpjekjet për anëtarësim. Është ky apeli i bërë në studion e “Absolut 4” nga Alba Çela dhe Gledis Gjipali. Teksa komentoi deklaratat më të fundit të presidentit Meta, ministres Xhaçka apo deputetit Ralf Gjoni, Alba Çela nga Instituti për Studime Ndërkombëtare theksoi se BE vërtet nuk është në momnetin e duhur të zgjerimit, por vendi ynë duhet të dyfishojë përpjekjet.

“Deklarata e Metës që zgjedhjet janë referendum që do zgjedhim mes Lindjes e Perëndimit, nuk është korrekte. Zgjedhja e popullit shqiptar përmes ktyre viteve ka qenë shumë e qartë dhe kanë zgjedhur integrimin në BE", tha Çela. (Lajmi i plotë)

Premtimi i Bashës për integrimin, Vurmo: Prisja më shumë guxim

Premtimi i Bashës për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare brenda 6 mujorit të parë të mandatit të tij është diskutuar në studion e “Absolut 4” me ekspertët; Alba Çela, Gjergji Vurmo dhe Erlis Çela.

Sipas Alba Çelës nga Instituti për Studime ndërkombëtare, ky angazhim i kryedemokratit Basha është i mirëpritur por nuk duhet të zerojë faktorët e jashtëm, pasi sipas saj kjo nuk është në dorën e tij, por nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm.

“Angazhimi është i mirëpritur por nuk është në dorën e Bashës për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për 6 muaj se është kombinim faktorësh të brendshëm dhe të Jashtëm se ne nuk mund të zerojmë rolin e faktorëve të jashtëm”. (Lajmi i plotë)

Basha propozon reformën e Kushtetutës, sa konkrete është ajo?

Reforma e Kushtetutës, ishte një nga pikët që u cekën nga lideri i opozitës Lulzim Basha. Ndryshimet kushtetuese janë gjithmonë një proces delikat, që në kontekstin shqiptar mund të  trembin edhe komunitetin ndërkombëtar, edhe pse vetë Basha foli për konsensus.

Për Gledis Gjipalin, drejtorin e Lëvizjes Europiane në Shqipëri,  deklarata e Bashës ishte e hapur, dhe linte vende për diskutime.

“Nuk kishte një specifikim se cila pjesë e Kushtetutës ky subjekt dëshiron të ndryshojë dhe përse, janë deklarata të pritshme por që nuk tregojnë shumë për qeverisjen e ardhshme. Nëse do të hapet një diskutim i tillë, të paktën disa piketa kryesore duhet të jenë të qarta për votuesit e kësaj force politike”. (Lajmi i plotë)

Majlinda Bregu: Pandemia ka vështirësuar bashkëpunimin, por BE nuk ka pse të frikësohet nga ndikimi rus dhe kinez në rajon

Pandemia ka patur pasoja jo vetëm brenda secilit vend, përfshirë atë tonin, por edhe në bashkëpunimin rajonal.

Sipas sekretares së përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,  e intervistuar në absolut 4”, thotë se “jemi në të njëjtën barkë, duke patur parasysh procesin e vaksinimit. Të njëjtat biseda që bëjmë ne janë edhe ato që dëgjohen në BE, pyetja e parë është a do të vaksinoheni, kur do të vaksinoheni, si po shkon vaksinimi. Por situata e pandemisë ka krijuar një gjendje më problematike në rajonin tonë”. (Lajmi i plotë)

Bregu: Integrimi, proces në ngadalësim. Në rajon, 30% e të rinjve të papunë, tregu kërkon më shumë aftësi sesa diploma

Perceptimi i muajve të fundit, jo vetëm ndaj Shqipërisë, është se procesi i integrimit të vendeve kandidate në BE, jo vetëm nuk po përshpejton, por duket i bllokuar.

Majlinda Bregu, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, dakordëson. “E vërtetë është, nuk ka zhvillime në fillimin e këtij viti. Edhe ne që e ndjekim ditë për ditë procesin, e kemi të vështirë të gjejmë një lajm që të ketë ndryshuar diçka.  

Pra kemi një proces që ecën në një ritëm edhe më të ngadaltë se më parë. Por ka edhe rritje të valës së qartësisë, që bën që procesi që kemi ëndërruar për shumë vite dhe lidhur me një datë të shpejtë të integrimit, ka qenë në fakt më i komplikuar dhe ajo datë pothuajse simbolike.  Fundja, duke zbatuar rregullat e atij që ke zgjedhur si model nuk humbet gjë, sepse procesi i integrimit nuk është vetëm marrja e vulës, por procesi i transformimit të vendit tënd sipas atyre parimeve”, thotë ajo për “Absolut 4”.  (Lajmi i plotë) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos