
Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi para mediave se opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe do të bëjë çdo hap për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Pa kthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore, asgjë nuk bën përpara. Nuk do të ketë as zhvillim, as ekonomi… Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do të bëjmë çdo hap për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të kushteve të Bundestagut, opozita ka rolin e vet në vetëm një kusht. E gjithë pjesa tjetër është detyrë e qeverisë, ndaj jam i lumtur që me komisionerin folëm drejtpërdrejtë dhe u mirëkuptuam”, deklaroi kreu i PD-së.
Basha theksoi edhe një herë tjetër se “me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”. (A2 Televizion)