Basha e “firmos” rikthimin me një lapsus: Tek e tek dhe të gjithë bashkë

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 18:11 | Politikë
Basha e “firmos” rikthimin me një lapsus: Tek e tek dhe të

Lulzim Basha, ish-kreu i PD, është rikthyer në daljet publike këtë të mërkurë. Para takimit me një grup të rinjsh, ai tentoi të bëjë batuta edhe me disa gazetarë që e pritën, por bëri një lapsus, ndoshta dhe nga pyetjet ngacmuese dhe të shumta që iu bënë.

“Tek e tek dhe të gjithë bashkë. Do të jem në dispozicionin tuaj për çdo pyetje”, tha ish-kreu demokrat.

Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike mbahet mend edhe për lapsuset e shumta. Një prej atyre që u bë më virale ishte 7x7=42, e cila është përdorur gjatë edhe nga kryeministri Rama për të evidentuar rivalin e tij në atë kohë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/MAgIbnkcbTY

A2 CNN Livestream

Latest Videos