
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja dhe ai i Fierit, Armando Subashi janë gjobitur me nga 100 mijë lekë të reja secili.
Vendimi është marrë nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor me trupë gjykuese: Emona Muҫi (Relatore), Blerona Hasa (Anëtare), Alma Kolgjoka (Anëtare), Sokol Ibi (Anëtar) dhe Manjola Xhaxho (Anëtare).
“Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.84, datë 08.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:
“1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës nr.21, datë 06.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
2. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, bazuar në nenin 172, pikën 1, të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar”, në cilësinë e subjektit zgjedhor ndaj:
Z. Armando Subashi, kryetar në Bashkinë Fier, z. Gledian Llatja, kryetar në Bashkinë Elbasan, z. Safet Gjici, kryetar në Bashkinë Kukës dhe znj. Majlinda Bufi, kryetar në Bashkinë Roskovec.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, për shkak të mosparaqitjes së pajustifikuar të paditësit në seancë gjyqësore, me Vendimin Nr.21, datë 24.05.2023,
VENDOSI
1. Pushimin e gjykimit të ҫështjes nr.20, datë 15.05.2023.
2. Shpenzimet gjyqësore siҫ janë bërë.
3. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.”. (A2 Televizion)
Pjesë nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor