Kreu i ri i PD, deputetja Tabaku njofton një tur dëgjesash me demokratët

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 16:53 | Politikë
Kreu i ri i PD, deputetja Tabaku njofton një tur dëgjesash me

Nën presionin për të thirrur mbledhjen e kryesisë, Gazmend Bardhi mblodhi në një takim deputetët demokratë të këtij grupimi ku diskutuan mbi humbjen në 14 maj.

Në fund të këtij takimi, deputetja Jorida Tabaku njoftoi nisjen e një turi dëgjesash përpara zgjedhjes së kreut të ri demokrat. 

“Që ne të marrim vendime dhe të veprojmë duhet të marrim vesh realisht se çfarë ka ndodhur. Si ka mundësi që arritëm në këtë rezultat? Duhet të nisim një tur dëgjesash me qytetarët për të kuptuar se si të ringrihemi. E rëndësishme është që të mos përsëriten gabime të së shkuarës”, tha mes të tjerash Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos