
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm në forumin IDU në Uashington.
Me anë të një postim në mediat e tij sociale, ish-kryedemokrati bën të ditur se në këtë forum të aleancës së partive të qendrës së djathtë ka diskutuar me kryetarin e IDU-së Stephen Harper, kongresmen-in amerikan Dan Crenshaw, Dr. Reinhold Lopatka, Kryetar i Komisionit të Përhershëm për Punë të Jashtme në IDU dhe ish-ministrin e Çështjeve Europiane të Republikës së Irlandës Dara Murphy.
Basha shprehet po ashtu se “rruga evropiane dhe euroatlantike e Shqipërisë është e pakthyeshme dhe e patjetërsueshme.” (A2 Televizion)