Basha i dërgon ambasadores amerikane dosjen “Babale”

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 21:19 | Politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është drejtuar me një letër ambasadores së SHBA-së dhe përfaqësive të tjera diplomatike në Tiranë, në lidhje me çështjen “Babale”, për të cilën Gjykata ka dënuar me 1 vit burg dhe ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Lulzim Basha i dërgon përfaqësueses amerikane dosjen e çështjes “Babale”, ku ishte i përfshirë vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj , deri tek vendimi i marrë nga gjykata në lidhje me rastin.

Sipas kreut të demokratëve, gjykata nën presionin e qeverisë, nuk kreu një hetim të thelluar për çështjen, ku sipas tij janë të përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe policisë.

Lulzim Basha i ka vënë ambasadores së Shteteve të Bashkuara dhe disa dokumente që sipas tij provojnë qartë abuzimin me pushtetin dhe presionin politik që çoi në marrjen e vendimit të gjykatës, për të dënuar denoncuesit dhe mbrojti autorët e krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos