Ligji për pronat, PD: Antikushtetues, nuk mori parasysh Venecian

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 17:04 | Politikë
Ligji për pronat, PD: Antikushtetues, nuk mori parasysh Venecian

Partia Demokratike reagoi kundër ligjit për pronat që mazhoranca po kalon në Parlament.

''Antikushtetues, në kundërshtim me konventën evropine te te drejtave të njeriut”, e cilësoi anëtarja e Kryesisë së PD, Jorida Tabaku draftin e rishikuar, pasi nuk janë marrë në konsideratë sugjerimet e Komisionit të Venecias.

“Projektligji që sot po miratohet nga votat e noterit personal të Ramës, të parlamentit ilegjitim, i kalon kompetenca ekstra ligjore agjencive të qeverisë si e si që kjo e fundit të përdorë pushtetin e saj për të kryer ndere personale. Praktikisht do të kemi disa ligje në fuqi që janë në kundërshti të pastër me njëri-tjetrin. Ligji për planifikimin e territorit dhe ligjin në fjalë që i jep të drejtën ASHK-së të vjedhë kompetencat e IKMT-së. Me qëllimin që procesi i legalizimeve jo vetëm të mos përfundojë kurrë, por të jetë një rrjetë me të cilën qeveria të marrë vota dhe të abuzojë me pushtetin. Aq i pandershëm është ky ligj saqë qeveria ka vendosur që të mos mbrojë interesat ekonomik të pronarit të ligjshëm. Propozimi i cili do të votohet në kuvend, nuk i jep asnjë afat garancie e shpërblimit për tokën e grabitur pronarit. Nga ana tjetër nuk i jep as siguri për legalizimin e tij. Sakaq, pronarët që në të drejtë të tyre kanë gëzuar një pronë për vite edhe dekada me radhë në rast të mungesës së një tapie do të konsiderohen si ilegalë. Kjo çmenduri që votohet në kuvendin e Shqipërisë nga noterët e kryeoligarkut Rama i kërkojnë pronarit të tokës që të riblejë truallin e tij dhe ndërtesën e tij edhe nëse kjo është ndërtuar përpara 1991”, u shpreh Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos