"Basha, i keqi i vetes. Meta, kokëderr". Çfarë mendon Belind Këlliçi për liderët e politikës shqiptare?

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 09:04 | Politikë
"Basha, i keqi i vetes. Meta, kokëderr". Çfarë mendon
https://youtu.be/RSq-R9nnfg0

I ftuar në “Dita jonë” në A2 CNN, deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi edhe kandidati i opozitës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, ka folur mbi rrugëtimin e tij në politikë, jetën jashtë politikë, pasionet, por edhe familjen.

I pyetur mbi atë se çfarë ai mendon për figurat kryesore dhe më jetëgjata aktive në politikën shqiptare, Këlliçi tha se, kryedemokrati Berisha është njeriu më karizmatik dhe i vendosur që ka njohur.

Bashën e cilësoi si të keqin e vetes, ndërsa Metën si kokëderr.

Ndërkohë, Kryeministrin Rama e cilësoi megaloman, ndërsa kundërshtarin e tij në garën për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, e etiketoi me epitetin “fake”.

Çfarë mendon për z. Berisha, z. Basha, z. Meta, z. Rama dhe z. Veliaj?

Sali Berisha është njeriu më persistent, karizmatik dhe i vendosur që mund të kem njohur në jetë.

Lulzim Basha është i keqi i vetes së vet.

Ilir Meta është kokëderr, nuk heq dorë.

Edi Rama është një megaloman.

Erion Veliaj është fake, komplet fake (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/23/nuk-kam-asnje-komunikim-me-bashen-kellici-i-keqi-i-vetes-i-ka-bere-dem-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos