
Edmond Spaho, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se SPAK jo vetëm që nuk është i aftë për të kryer detyrën e tij, por edhe i kapur nga politika.
“SPAK është i pazoti, por edhe i kapur. Zakonisht, kapen politikisht të pazotët. Përse nuk nis SPAK-u hetim me indicie të marra nga mediat për aferën McGonigal? Sikurse nisi për CEZ-in dhe e thirri prapë sot Ilir Metën. Përgjigjja është se nuk do sepse nuk kanë guximin që të vendosin para përgjegjësisë kryeministrin e vendit”, deklaroi Spaho.
“Kapja do të thotë të mbash qëndrime preferenciale. Njërin ta hetosh e tjetrin jo”, shtoi Spaho. (A2 Televizion)