
Në një intervistë ndryshe në "Dita jonë", kandidati i demokratëve për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, foli për jetën e tij dhe mënyrën se si hyri në politikë pas përfundimit të studimeve në Shtetet e Bashkuara.
Këlliçi nuk la pa përmendur dhe ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha se i shkaktoi një dëm të madh PD-së dhe Shqipërisë, duke e cilësuar atë si të keqin e vetes.
“Basha i ka bërë një dëm jo të vogël Shqipërisë. Opozita kishte një shans të artë me Bashën për të bërë një ndryshim, por që nuk ia doli. Basha ishte i keqi i vetes, nuk shfrytëzoi një shans të artë që është kjo qeveri, ku qytetarët e shohin çdo ditë korrupsionin dhe nuk diti ta maksimalizonte. Nuk kam asnjë komunikim me të”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)