
Enkelejd Alibeaj nuk e ndjen veten fajtor për ndasinë e krijuar brenda Partisë Demokratike, por e shikon këtë si një distancim nga e kaluara. Nga Korça ku prezantoi mjekun Gjergji Gjata si kandidat të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, ai i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve.
“Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai”, tha Alibeaj.
I pyetur nëse vulën e PD-së e merr Sali Berisha më 3 mars, Alibeaj apeloi që të mos i bëhet presion gjykatës, por të respektohen vendimet e saj.
“Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje. Kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë difektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim”, theksoi ai.
Kujtojmë se Gjergji Gjata kandidoi në primare, por nuk fitoi përballë Ledina Alollit. (A2 Televizion)