Basha i kërkon sqarime Bylykbashit për akuzat e pazarit me Ramën

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 15:08 | Aktualitet

Në fundjavë demokratët u trazuan nga një postim i anëtarit të kryesisë Oerd Bylykbashi mbi atë që ai e quajti pazar që kryeministri Rama i ofron PD-së, për zgjatjen e afatit të vetingut, në këmbim të ndarjes territoriale. Gjatë kryesisë së grupit parlamentar kreu demokrat Basha e ka pyetur nënkryetarin e Komisionit të Ligjeve, nëse ka pasur ofertë për çështjen e vetingut dhe nëse është në dijeni që dikujt në parti i është bërë një propozim i tillë. Bylykbashi i ka kërkuar kryetarit Basha të tërheqë insinuata të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos