
Kryemistri Edi Rama uroi Kombëtaren për fitoren ndaj Finlandës, pas darkës së Komunitetit Politik Evropian.
“Nuk rrija dot pa ndërhyrë këtu, ku jam në makinë, po ishim në darkën e Komunitetit Politik Evropian edhe ishim në një tavolinë me Giorgia Melonin edhe me Kryeministrin e Finlandës edhe me disa të tjerë. Në tavolinën ngjitur ishte dhe Presidenti i Francës dhe nuk kam fjalë për t'i përshëndetur edhe falenderuar çunat e kombëtares kuq e zi, se na dhanë një fitore fantastike me Finlandën. Ndërkohë, Italia fitoi me Francën dhe e merrni vetë me mend se si shkoi muhabeti, kështu që ndjesë për errësirën, po jam në makinë se sa dolëm nga darka dhe ishte super. Shqipëria fitoi, Italia fitoi edhe bashkë me "motrën" e mbyllëm me fitore darkën sot”, tha Rama në video-mesazhin e tij, shkruan A2.
Shqipëria mposhti 2-0 Finlandën, me golat e Muçit dhe Manajt, duke bërë që në ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë t’i mjaftojë edhe një barazim për të siguruar vendin e parë të grupit në Ligën C të Nations League. (A2 Televizion)