Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, “non grata” jote nga SHBA

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 19:21 | Politikë
Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, “non

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur në Twitter akuzave të Sali Berishës nga “Foltorja”.

Berisha u shpreh sot nga Bilishti se shumë shpejt do të dalin dosje të tjera, për të cilat Basha do të duhet të japë shpjegime.

https://a2news.com/2021/12/03/berisha-akuzon-bashen-per-pastrim-parash-paralajmeron-proteste-kombetare/

Basha shkroi në rrjetin social: “Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos