Dade thumbon Ramën: Bashkëqeverisja si organizatat e rinisë në kohën e Enverit

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 22:01 | Politikë
Dade thumbon Ramën: Bashkëqeverisja si organizatat e rinisë

Platformën e bashkëqeverisjes, të konsideruar nga Rama se zgjidh 90% të problemeve të qytetarëve ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e quan populizëm. Në studion e Absolut 4, ajo e krahasoi këtë me kohën e diktatorit Enver Hoxha, ku jepej llogari para popullit dhe nuk kishte zgjedhje.

“Me këtë bashkëqeverisjen më duket njësoj si nën kohën e Enverit, që nuk kishte as zgjedhje, asgjë dhe jepnin llogari para popullit. Nuk di ndoshta është një ide e mirë, por më duket si populizëm, më duket si organizatat e rinisë, disa reminishenca që nuk kanë nevojë, se institucionet duke u konsoliduar duke zbatuar rregulloren  e ligjet, dhe duke patur parlamentin që t’i monitorojë. Nuk e di këto mendime jepen në rrjetet sociale. Ka njerëz që gënjejnë në to. Dikush i pakënaqur mund të shprehë pakënaqësi për një drejtor që mund te jetë shumë i mirë dhe ti e shkarkon atë”.

Dade thekson se vetëm konsolidimi i institucioneve dhe zbatimi i ligjeve e bëjnë shtetin funksional dhe jo opinionet e njerëzve.

“Duhet të konsolidojmë institucionet dhe zbatueshmërinë e ligjeve vetëm ligjet e bëjnë një shtet të funksionojnë dhe sa më të fortë t’i kemi institucionet do edukohen njerëzit dhe jo me opinione që jep njëri dhe tjetri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos