Basha i përgjigjet ftesës së socialistëve, merr pjesë në ceremoninë në nder të Klinton

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 18:39 | Politikë
Basha i përgjigjet ftesës së socialistëve, merr pjesë

Ish-kryetari dhe kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në ambientet përpara Kryeministrisë, për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar në nder të presidentit të 42-të amerikan Bill Klinton.

Në këtë mënyrë, Basha i është përgjigjur ftesës nga foltorja të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili tha se do të ishte në nder të opozitës që të merrte pjesë në këtë “ngjarje të rëndësishme” gjatë së cilës pritet dhe dekorimi i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Lulzim Basha shoqërohej nga deputetët e Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri dhe Enkelejd Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos