Basha: Izolimi ndërkombëtar që i bëhet qeverisë “Rama”, pasoja direkte për shqiptarët

Nga A2 CNN
6 Korrik 2019, 18:38 | Politikë
Basha: Izolimi ndërkombëtar që i bëhet qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se “Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019”.

https://a2news.com/2019/07/05/celja-e-negociatave-me-be-rama-duhet-te-rrisim-komunikimin-me-francen/

Në një postim në Facebook, Basha thekson se ky “është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin”.

https://a2news.com/2019/07/03/opozita-serish-ne-proteste-me-8-korrik-basha-te-cmontojme-diktaturen/

“Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian. Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari”, shkruan Basha në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos