
Presidenti Ilir Meta komentoi ftesën e kryeministrit Rama kundrejt kreut të opozitës Basha, duke thënë se duhet ta shpallin një marrëveshje të mundshme, para ditës së zgjedhjeve.
“Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë, si gjithmonë, si 17 maji. Përgjigjja ime në parim është kjo: Ka moral, ka legjitimitet çdo koalicion që shpallet para se qytetarët të votojnë. Do të bëjë koalicion PS dhe PD ta shpallin që tani, në mënyrë që të marrin votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI me PS, ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të trija, ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të 12-ta, ta shpallin që tani. Të jenë të sigurt do t’i mundi Boikeni edhe i vetëm”, tha Presidenti, i pyetur nga gazetari i A2, Ervin Koçi.
I pyetur nëse e ka gjetur patronazhistin e tij, në listën me të dhënat e votuesve që ka mbledhur Partia Socialiste, Meta tha: “Ma kanë çuar emrin dhe e përqafoj. Presidentin e kanë në patronazh 500 “fuksa” dhe është shumë i lumtur për këtë gjë”. (A2 Televizion)