Basha kujton masakrën e Srebenicës: PD rezolutë në Kuvend për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 11:29 | Politikë
Basha kujton masakrën e Srebenicës: PD rezolutë në Kuvend

26-vjetori i masakrës së Srebenicës është kujtuar gjithashtu edhe nga kryetari demokrat Lulzim Basha në një postim në Twitter, kreu i selisë blu shprehet se ky akt gjenocidi dueht dënuar nga e gjithë bota. Ai tha se PD do të paraqesë në Kuvend një rezolutë për të dënuar genocidin serb në Kosovë.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1414153361407029249

Në 7 korrik 2021 deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan me 89 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/11/kurti-kujton-masakren-e-srebenices-themeli-i-paqes-eshte-ndeshkimi-i-krimineleve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos