
“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka”.
Kështu ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një lajmi të publikuar nga “Zëri i Amerikës”, ku drejtuesja e organizatës Open Data, Aranita Brahaj, deklaroi se tenderat e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrencës, anulime të përsëritura, negocime dhe mos-respektim afatesh. (A2 Televizion)