Zgjedhjet e 25 prillit, mbyllen ankimimet, rezultati tashmë i pakthyeshëm

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 14:48 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, mbyllen ankimimet, rezultati tashmë i

Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë ankimin e fundit për parlamentaret e 25 prillit.

Trupa e gjyqtarëve nuk e cilësoi si të bazuar në prova kërkesën e koalicionit të drejtuar nga Kujtim Gjuzi i cili kishte kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve nën argumentin se nuk u mundësua votimi i emigrantëve. Kësisoj tashmë zgjedhjet elektorale janë të pakthyeshme.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugë tashmë certifikimit final nga Komisioni Rregullator pranë KQZ i cili fillimjavën e ardhshme do të zhvillojnë mbledhjen simbolike për të zyrtarizuar mandatet e katër subjekteve që morën besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament.

Konkretisht, Partia Socialiste do të ketë në sallën e Kuvendit 74 mandate, e ndjekur nga Koalicioni i PD-së me 59 deputetë. Katër ulëse do të ketë Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa 3 PSD-ja që drejtohet nga Tom Doshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos