Me anë të një postimi në Twitter, kreu i opozitës, Lulzim Basha shkruan se, kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore, nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin evropian të Shqipërisë.
“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore, nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin evropian te Shqipërisë”, shkruan Basha.
Bashkëngjitur postimit të tij, kreu demokrat ka shpërndarë edhe postimin e një dite më parë të ambasadorit të BE-së në vendin tonë, ku thuhet: “E rëndësishme të përparohet me Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Mirëpresim qëndrimin konstruktiv të të gjitha palëve dhe i ftojmë të vazhdojnë punën për arritjen e një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.05. Për të lejuar Shqipërinë të përparojë në procesin e pranimit në BE”, shkruan Soreca. (A2 Televizion)