Zëdhënësi i Presidentit Meta reagoi pas publikimit të draft-opinionin përfundimtar në lidhje me krizën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, ku sugjerohej se për ta tejkaluar atë, dialogu ndërinstitucional është thelbësor.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar "Venecia" me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për "Venecian" do t'i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente. I ftojmë dhe aktorët e tjerë t'i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike”, shkruan në Facebook Tedi Blushi.
Më tej, Blushi shkruan se për presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. (A2 Televizion)