
Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh për punonjësit e administratës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryedemokrati iu bën thirrje që të mos kenë frikë, por të votojnë masivisht për ndryshimin dhe kthimin e dinjitetit.
“Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. #ShqipëriaFITON ??”, shkruan Basha. (A2 Televizion)