“Do e pësojnë si ai i Elbasanit”, Xhelal Mziu pendohet thellë

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 10:50 | Politikë
“Do e pësojnë si ai i Elbasanit”, Xhelal Mziu pendohet

Kandidati i Partisë Demokratike për Dibrën, Xhelal Mziu ka reaguar për deklaratën e rëndë gjatë një takimi ku është shprehur se ata që do të tentojnë të blejnë votën, do e pësojnë si ata në Elbasan.

Në sqarimin për opinionin publik, Xhelal Mziu shpreh pendesën për komentin të cilin e justifikon se ka ndodhur për shkak të emocioneve të forta.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam kundër dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”,  shprehet Mziu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/23/xhelal-mziu-nga-dibra-kemi-ngritur-grupet-e-gatshme-personat-e-dyshimte-do-ta-pesojne-si-ai-i-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos