Basha në Dibër: Drejtësia do të nisi të veprojë, pasi shqiptarët nuk e kanë hak keqqeverisjen

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 17:00 | Politikë
Basha në Dibër: Drejtësia do të nisi të veprojë,

Ndalesa e Lulzim Bashës për fushatën zgjedhore të 6 marsit ishte bashkia e Dibrës. Me në krah kandidatin e tij  Luan Hakën, Basha tregoi optimizëm për punët e drejtësisë, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

“Ishte qëndresa jonë që luftuam pa kompromis që beri daljen në pah të së vërtetës, drejtësia do të fillojë të veprojë, shqiptarët nuk e kanë hak keqqeverisjen, dhe varfërinë”, shtoi Basha.  

I sigurt ishte edhe për votën e dibranëve për Luan Hakën. “Dibranët e zgjuar as nuk blihen dhe as nuk mashtrohen”, tha Basha.

Kreu demokrat risolli një premtim që e ka bërë edhe në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërtimin e një universiteti në Dibër.

Kandidati Luan Haka paraqiti para demokratëve disa prej objektivave që ka për këtë bashki ku kryesonte zhvillimi i bujqësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos