Rama në komision: Unë isha skeptik, më bindën të tjerët. Tarifa 29 euro për Tiranën, e përballueshme

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 16:40 | Politikë
Rama në komision: Unë isha skeptik, më bindën të

Kryeministri Edi Rama deklaroi në komisionin hetimor për inceneratorët se ishte skeptik për ndërtimin e tyre për shkak se ishte shumë shtrenjtë, por theksoi se ky ishte një proces i domosdoshëm dhe emergjenca shumë e madhe. Sipas tij tarifa 29 euro për Tiranën është e përballueshme

“nuk kam pasur asnjë besim që kjo mund të ndodhte, sepse eksperienca ime në Bashkinë e Tiranës dhe kontakte të tjera më kanë treguar që ishte shumë e shtrenjtë dhe nuk ka nevojë të bëjmë diskutime të gjata se po ju them që për të njëjtin produkt ku në Tiranë kemi trajtim vjetor 365 ton investim është 128 mln euro, ndërkohë për 100 mijë ton në Mbretërinë e Bashkuar 76 mijë paund. Dhe po të marrim tarifat, kompanitë ndërkombëtare i kanë të papërballueshme për publikun tonë. Ne kemi vënë tarifën 29 euro, tarifa 37 euro e vendosur nga bashkia e Tiranës e mëparshmja nuk ka qenë propozim abuziv, sepse nga eksperienca dhe studimi i shifrave, ne e kemi 29 euro. Ajo pjesa që u shtua është deri ën 2047-ën. Kemi pasur disa kontakte dhe unë nuk i kam besuar, por duke qenë se ishte një proces i domosdoshëm, emergjenca ishte e madhe dhe këmbëngulja e bindja e të tjerëve ishte e madhe; shumë mirë le të bëhet”.

Sipas kreut të qeverisë ndërtimi i inceneratorëve është rruga e duhur pasur parasysh impaktin në komunitet si edhe në aspektin investim-çmim–përftim.

“Kjo është rruga e duhur dhe duke pasur parasysh impaktin në komunitet. Në aspektin investim-çmim -përftim kemi bërë gjënë e duhur dhe është e kotë ta diskutojmë është çmim i arsyeshëm për një bashki si Tirana duke pasur parasysh Durrësin, Kamzën”.

Rama u shpreh se për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit janë investuar para nga buxheti i shtetit, kursë për Tiranën investohen nga kompania, ndërsa për Durrësin është subvencionuar.

“Vetëm për 50% të popullsisë mblidheshin plehrat dhe vend depozitimet ishin të panumërta në rastin e Elbasanit bën që të evitohet hedhja e mbetjeve në vendgrumbullime të paligjshme ose siç ishte Porto Romano. Nëse shohim kostot ne kemi investuar para drejtpërdrejt nga buxheti për ndërtimin e Elbasanit e Fierit me formulën që i gjithë procesi i trajtimit nuk do të paguhej. Bashkia çonte mbetjet ishte një lloj subvencioni edhe për Bashkinë Tiranë investohet nga kompania, një investim 128 milionë. Mbulimi për Tiranën është parashikuar në ulje, për 2022 është vetëm 200 milionë dhe do shkojë në balancë. Durrësit do t’ i jepnin subvencion për të mbuluar shpenzimin. Po të bëjmë llogaritë e kostos është në përfitim për heqjen e gjithë asaj barre plehrash, për fuqizimin e imazhit të qytetit turistik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos