Basha në konferencën e PPE-së: Shqipëria si Bjellorusia, mos pranoni gjëra që nuk do t'i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 19:30 | Politikë
Basha në konferencën e PPE-së: Shqipëria si Bjellorusia, mos

Gjatë fjalës së tij në samitin e Partive Popullore Europiane (PPE) i, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij i ka kërkuar Bashkimit Europian një sforco më të madhe për të arritur një marrëveshje për njohjen reciproke midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij, “ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Është jetike për BE-në që të përqendrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë”.

Sipas tij, “vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në”.

https://www.facebook.com/epp.eu/videos/591406132309823

Duke folur edhe për gjendjen e brendshme të Shqipërisë, Basha bëri një paralelizëm me situatën aktuale dhe regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi. “Mjafton të shihni raportin e ODIHR, 5 rekomandimet prioritare, nëse hiqni emrin e Shqipërisë, do të mendoni se është raporti i zgjedhjeve i Bjellorusisë së Lukashenkos. Po ju përmend vetëm një frazë, "Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës".  Lirinë dhe fshehtësinë e votës?! Në 2021, në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE...”, ishin fjalët e tij që shtoi se në ketë situatë “sinqeriteti dhe guximi janë thelbësorë. Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona, gjëra që nuk do t'i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos