
Lulzim Basha e ndali rrugëtimin me të rinjtë e Korçës këtë pasdite. “Gjysma e miliona eurove që Rama ua shpërndan oligarkëve”, deklaroi kryedemokrati, “do të mjaftonin për të shkundur arsimin nga themelet”.
Basha u ndal edhe te ekonomia, ku premtoi pagë minimale 300 euro në muaj kur të vijë në pushtet.
“Do të ketë një rrogë minimale për shqiptarët. Kjo nuk është politikë e majtë. Është esenciale për vendin. Një familje që nuk ka rrogën minimale, është një familje e shokuar, e tronditur psikologjikisht, nuk siguron dot bukën e gojës. Nëse ka një kufi minimal për të jetuar, 160 mijë lekë të vjetra për person, do të këtë edhe një pagë minimale. Përllogaritjet tona janë të sakta, e kam deklaruar se në vitin tonë të parë të qeverisjes, do të jetë 300 euro në muaj. Kjo është për të siguruar mbijetesën dhe do të rrisë konsumin”, deklaroi lideri i Partisë Demokratike me të rinjtë korçarë. (A2 Televizion)