Basha në Peshkopi: Padurim i qytetarëve për ndryshim. Do hapim filial të universitetit në Dibër

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 10:59 | Politikë
Basha në Peshkopi: Padurim i qytetarëve për ndryshim. Do hapim

Kreu demokrat Lulzim Basha është ndalur këtë të shtunë në Peshkopi, ku u prit nga shumë qytetarë. Në fjalën e tij Basha theksoi se ky është uragani i padurimit të Dibrës për ndryshim.

“Ju falënderoj nga zemra për këtë uragan të entuziazmit, këtë shprehje të padurimit të Dibrës për ndryshim. Vite me radhë kam qenë mesin tuaj dhe kurrë s’më ka munguar mbështetja,  respekti dhe dashamirësia juaj. Por si asnjëherë më parë nuk e kam parë këtë shesh të mbushet me shpresë dhe vendimin e zgjuar të banorëve të mençur të Dibrës për t’i prirë ndryshimit”.

Duke akuzuar 8 vitet e qeverisjes së Ramës, për dështim dhe rrënim të shqiptarëve, kreu demokrat u shpreh se ata që e morën peng Shqipërinë i kanë orët e numëruara, ndërsa shtoi se “jemi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, ku demokratë e socialistë janë bërë bashkë për ndryshimin”.

 “Një dimër 8-vjeçar i mbushur me vuajtje, padrejtësi, ankth e papunësi, emigracion i nxitur nga një ekonomi e shkatërruar. Kanë shkatërruar familjet e shqiptarëve dhe kanë ulur kokën e prindërve për fëmijwt. Jemi mbledhur këtu për të ardhmen jo për të shkuarën. Ata që e morën peng ekonominë e Shqipërinë tuaj janë një pakicë absolute që i kanë orët e numëruara. E ardhmja është e Shqipërisë dhe çdo shqiptari. Le të bashkohemi si në këtë shesh kudo ditë për ditë e natë për natë dhe të jemi ne korrierët e ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar. Demokratë e socialistë të bërë së bashku kundër Shqipërisë së terrorit, frikës e arrogancës së qeveritarëve”.  

Basha premtoi se do t’i japë Dibrës vendin e merituar, duke hapur një filial universiteti në këtë qark, me ardhjen në qeveri.

“Dibra e shpresës, ndryshimit dhe fitores. Së shpejti do ta rimarrë vendin që i ka takuar prej historisë e mençurisë dibrane, duke nisur me hapjen e filialit të universitetit të Dibrës. Dibra ka qenë universitet, para universitetit. Së bashku t’i prijmë ndryshimit që kërkon Dibra dhe gjithë Shqipëria, në ekonomi, sipërmarrje, investimet e huaja, arsim e shëndetësi , ndryshime për fermerin dhe prodhimet e tij, ndryshimi që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimi për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos