
Kreu i opozitës, Lulzim Basha njofton se është takuar në Vjenë me përfaqësues të lartë të OSBE.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryedemokrati bën me dije se ka biseduar me zyrtarët e OSBE për krizën në Shqipëri dhe zgjidhjen e saj që kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore.
“Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”, shkruan Lulzim Basha në Twitter. (A2 Televizion)